Visar Ymeri

Deklarata për luftë, Ymeri: E shoh si ndërtim të fushatës për zgjedhje të Kurtit

Analisti Visar Ymeri ka vlerësuar se dekoratat për luftë të qeveritarëve nuk janë serioze.

Ai ka bërë me dije se Serbia nuk është e gatshme të futet në luftë me NATO-n.

Në emisionin “Debat Plus”, Ymeri ka thënë se këto deklarata të qeveritarëve i sheh si ndërtim të fushatës.

Sipas tij, më pas, kryeministri Kurti do të profilizohet si shpëtues i Kosovës.

Ajo që unë e shoh si ndërtim të fushatës për zgjedhje të Kurtit, e pastaj faktori kryesor ka me qenë si profilizimi i vetës si një politikan, një figurë babai i cili është i vetmi i gatshëm dhe ka mundësi për me e mbrojtë Kosovën dhe për me mbrojtë Kosovën duhet me kriju edhe rrezikun, ne pajtohemi që rreziku nga Serbia ekziston, por rreziku imanent që do ta ndërtojë Kurti mendoj që e ka këtë qëllim”, ka thënë Ymeri.