Për të shtatën herë Qeveria kërkon zgjatjen e masave emergjente për energjinë, PDK-ja kundër

Qeveria e Kosovës sot për të shtatën herë me radhë po kërkon nga Kuvendi i Kosovës zgjatjen e masave emergjente për furnizimin me energjisë edhe për 30 ditë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka prezantuar para deputetëve këtë propozim, duke thënë se një veprim i tillë është i nevojshëm.

“Për herë të parë shpalljen masave emergjente Qeveria e ka kërkuar në gusht. Meqë situata me energji nuk është përmirësuar qeveria ka marrë vendim për zgjatje edhe dy herë nga 30 ditë. Qeveria ka miratuar vendimin për zgjatjen e sërishme të masave”, ka deklaruar ajo.

Propozimin e ka përkrahur LV-ja.

Kundër këtij propozimi ka dalë PDK-së.

Deputeti i kësaj partie, Ferat Shala, ka thënë se qeveria për herën e shtatë po e kërkon një gjë të tillë dhe nuk po merr asnjëherë veprim në përmirësimin e gjendjes me furnizim me energji elektrike.

“Ajo çka sot po diskutojmë është një rutinë, është e shtata herë. E vetmja gjë që e kuptuam është se nuk ka ndryshim të gjendjes. Në parim unë pajtohem se nuk ka ndryshim të gjendjes në pjesën e tregut energjetik, por nuk ka ndryshim të gjendjes as nga mënyra e menaxhimit”, ka thënë ai.

Sipas tij, Qeveria duhet të ndërmarr veprime konkrete në këtë fushë.

“Kemi përsëritur veten tash e 7 herë, duke thënë se nuk ka ndryshim të gjendjes dhe nuk e kemi marrë asnjë veprim konkrete legjislativ e operacional”, ka thënë ai.