Inspekcioni me aksion kundër taksive ilegale në Prishtinë

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, ka bërë të ditur se është duke u zhvilluar një aksion kundër taksive ilegale në kryeqytet.

Sipas njoftimit nga kjo drejtori, aksioni është duke u kryer në disa pika të ndryshme.

“Drejtoria e Inspekcionit nën asistimin edhe të Policisë së Kosovës, është duke zhvilluar një aksion kundër taxive ilegal në pika të ndryshme të kryeqytetit, të cilët, përveç problemeve të mëdha që po shkaktojnë në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryeqytet, paraqesin edhe rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve të cilët shfrytëzojnë të njëjtit për qarkullim.”, thuhet në njoftim.