Sot mbahet mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Rama: Do të finalizohen një sërë marrëveshjesh
Sot do të mbahet në Shkup mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se në këtë mbledhje do të finalizohen një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut.
“MIRËMËNGJES dhe nga Shkupi, ku do të zhvillojmë mbledhjen e dy qeverive e do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”.
Postimi i plotë i Ramës, pa ndërhyrje:
MIRËMËNGJES 😊
dhe nga Shkupi, ku do të zhvillojmë mbledhjen e dy qeverive e do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut, ju uroj një javë të mbarë🙏