Muharremaj i ofron strehim në Suharekë të moshuarës që u sulmua, pret përgjigje nga familja e saj

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar pas sulmit ndaj të moshuarës në qendrën “Orenda” në Pejë.

Ai thotë se bisedoi me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, pasi viktima është nga Gjakova, dhe humanistin Halil Kastrati që që asaj t’i ofrohet strehim dhe përkujdesje në Shtëpinë e të Moshuarve në komunën tonë.

“Të gjithëve na shqetësoi rasti i keqtrajtimit dhe dhunës ndaj nënës së dëshmorit Taulant Nura. Andaj e pakta që mund të bëjmë për te është ta ofrojmë përkrahjen dhe ndihmën tonë.Sapo bisedova me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini (meqë ajo është nga Gjakova) dhe me Humanistin Halil Kastrati, që asaj ti ofrohet strehim dhe përkujdesje në Shtëpinë e të Moshuarve në komunën tonë. Mbetet që vetëm familja të pajtohet me këtë dhe ne jemi të gatshëm ta mbështesim dhe ta trajtojmë ashtu siç e meriton”, ka shkruar ai.