Frenkie de Jong, i hapur për t’u larguar nga Barcelona

Frenkie de Jong mund të largohet nga Barcelona vitin e ardhshëm.

Manchester United dhe Chelsea ishin klubet e lidhura me transferimin e holandezit në verën e këtij viti – por nuk ia dolën të kompletonin në lëvizje, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht vullnetit të Barcelonës për të shitur 25-vjeçarin, mesfushori vazhdimisht deklaroi vendosmërinë e tij për të qëndruar në “Camp Nou”.

Përfaqësuesit e de Jong informuan Manchester Unitedin për dëshirën e tij për të qëndruar te Barcelona, por “Djajtë e Kuq” mbeten të interesuar për ta sjellë atë në “Old Trafford”.

Raportet muajin e kaluar nga “ESPN” pretenduan se klubi anglez nuk u zhgënjye nga dështimi i tyre këtë verë dhe se ata do të provojnë përsëri ta transferojnë ish-mesfushorin e Ajaxit pas përfundimit të sezonit.

Sipas raportimit nga “SPORT”, Frenkie de Jong tani është i hapur për mundësinë për t’u larguar nga Barça për shkak të “neverisë” së tij për mungesën e minutave.

Ndryshe, reprezentuesi i Holandës me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.