David dhe Victoria Beckham mund të përfundojnë në burg, ç’po ndodh me çiftin e famshëm

Prej disa ditësh, familja Beckham ka hedhur pas thashethemet lidhur me krisjen e marrëdhënies së Victoria-s dhe Nicola Peltz (lexoni Tensione në familje? Burimi pranë familjes Beckham: Victoria dhe nusja e djalit nuk e durojnë dot njëra-tjetrën dhe U tha se nuk flisnin me njëra-tjetrën, Nicola Peltz thyen heshtjen dhe tregon ç’po ndodh) dhe po shijojnë pushimet në ishullin Key Biscayne.

Por fotografitë e vajzës së tyre Harper 11 vjeç, duke ngarë një jetski kanë nxitur polemika dhe mund t’i fusin në telashe të mëdha ish-yllin e Manchester City dhe stilisten e famshme.

Ata rrezikojnë një gjobë të majme ose 1 vit burg, pasi ligjet e shtetit amerikan të Floridas-s ndalojnë këdo nën 14 vjeç të ngasin një jet-ski. Harper, e cila kishte veshur një jelek shpëtimi të zi, shoqërohej nga një grua e panjohur më e madhe se ajo, ndërkohë prindërit e saj ishin në jahtin e tyre.

Një zëdhënës i Komisionit për ruajtjen e peshkut dhe kafshëve të egra në Florida tha: “Është e pamatur të lejosh me vetëdije një fëmijë të mitur të ngasë një jetski në një rrugë ujore publike. Ligji e ndalon”.