Talenti i Llapit

Operohet futbollisti i Llapit, klubi i dëshiron rikthim të shpejtë

Talenti i Llapit, Elton Vllasa ka kryer me sukses operimin e gjurit.

Ai ka ndërhyrë në minisk gjë e cila do ta mbajë jashtë fushe për disa muaj.

Mesfushori është ndër futbollistët më premtues nga Akademia e Llapit dhe i njëjti gjatë verës ka firmosur kontratë me ekipin e parë.

Postimi i plotë i KF Llapit:

𝗙𝘂𝘁𝗯𝗼𝗹𝗹𝗶𝘀𝘁𝗶 𝘆𝗻𝗲̈, 𝗘𝗹𝘁𝗼𝗻 𝗩𝗹𝗹𝗮𝘀𝗮 𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝘂𝗻𝗱𝗼𝗻 𝗺𝗲 𝘀𝘂𝗸𝘀𝗲𝘀 𝗼𝗽𝗲𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗺𝗲𝗻𝗶𝘀𝗸𝘂𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝘂𝗿𝗶𝘁 💪

Mesfushori ynë, Elton Vllasa e ka përfunduar me sukses operimin e meniskut medial të gjurit.

Pas operimit, Vllasën e kanë vizituar kryetrajneri i ekipit, Tahir Batatina dhe kryetrajneri i ekipit U21, Mehmet Agushi.

Kryetrajneri Batatina i ka ofruar mbështetje Vllasës në këtë sfidë si dhe i ka dëshiruar shërim sa më të shpejt.

Mesfushori është ndër futbollistët më premtues nga Akademia dhe i njëjti gjatë verës ka firmosur kontratë me ekipin e parë.

Të gjithë në KF Llapi i urojnë shërim sa më të shpejtë dhe presin që ai të rikthehet edhe më i fortë se që ishte. /Ballkani.info