Milaim Zeka: Hashim Thaçi ka qenë i dënuar me burg nga Serbia, ata që e akuzojnë janë zero para tij

Në një inervistë për Ballkani.info deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e NISMA-së Milaim Zeka, ka folur për punën e Kuvendit të Kosovës për vitin 2018, si dhe për zhvillimet politike në vend.

Zeka, duke komentuar ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe fromimin e PSD-së, ka vë në dukje edhe problemet brenda partisë nga e cila vie, NISMA Socialdemokrate.

Tutje Zeka si rrallë herë ka shprehur qëndrimin e tij në vendimet e presidentit Thaçi, duke shpalosur edhe momentet kur ka qenë mbështetësi i tij edhe në ato kohë kur ka përfunduar i ‘vetmuar’. Madje në disa raste ka folur në superlativ për Hashim Thaçin.

Deputeti Zeka, duke folur për mandatin e tij si deputet i NISMA-së ka thënë që në zgjedhjet e radhës nuk do të jetë më kandidatë në listën për deputet nga kjo parti.

Në vazhdim ju sjellim intervistën e plotë:


Ballkani.info: Si e vlerësoni punën e Kuvendit të Kosovës, për vitin 2018?

Milaim Zeka: Unë personalisht mendoj që kuvendi gjatë vitit 2018 i ka përmbushur vetëm 30% të pritjeve që kanë pasur ose do duhej të kishin qytetarët e Kosovës, është një punë e mirë që ne kemi aprovuar dhe kemi miratuar shumë ligje.
Megjithatë jam shumë i zhgënjyer me opozitën, e cila vazhdimisht e ka sabotuar Kuvendin e Republikës së Kosovës, vetëm për punë të votave dhe seancat e jashtëzakonshme të cilat n’përgjithësi i ka propozuar opozita kanë qenë seanca të cilat në fakt edhe e kanë bllokuar punën e kuvendit edhe nuk i kanë sjellur kurrfarë t’mire Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ne si deputetë në vend që të miratojmë ligje të mira për këtë vend, ne jemi marrur më tepër me tema të mëdha siç është dialogu.
Opozita është dashur të na ndihmojë në aprovimin e ligjeve. Opozita gjithmonë është e shëndetshme për një vend kur e orienton, e kritikon ekzekutivin për të bërë gjëra më të mira, po çuditrisht opozita ka rënë në kurthin e presidentit të vendit. Po them kurth në thojëza i cili e ka hap temën e dialogut, temë të cilën e mbështetë edhe Bashkimi Evropian e mbështetë edhe Uashingtoni. Nuk varen as bisedimet e as dialogu prej Serbisë, por as prej Kosovës.
Mbi bazën e kësaj, është dashur me u marrë me çështje të brendshme siç janë; shëndetësia, papunësia e shkatërrimi i ndërmarrjeve publike, çështja e çerdheve, çështja e azilit, e pleqve. Është dashur me u marrë shumë më shumë me çështjen e shkatërrimit të natyrës, lumenjve, janë një milion probleme në Kosovë p.sh., kam pritur prej opozitës me e ngritë zërin pse të gjitha qeveritë buxhetin kryesor e hargjojnë në asfalt edhe nuk investohet p.sh., në arsim, në kulturë, në shëndetësi, pse pacientat tonë me shkuar në Shkup ose në Stamboll, ose në Tiranë etj. Kjo d.m.th., është zhgënjimi im.


Ballkani.info: Si e komentoni ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe si e shihni të ardhmën e PSD-së?

Milaim Zeka: Unë mendoj që PSD e ka atë pjesën e logjikshme të elektoratit, e Albin Kurti së bashku me Glauk Konjufcën shefin e grupit parlamentar e kanë mbjellur në parlament edhe në elektoratin e tyre gjuhën e dhunës, gjuhën e urrejtjes, gjuhën e sharjes, fyerjes dhe të denigrimit. Dhe, krejt çka ka mbjellur Vetëvendosje, krejt çka ka mbjellur Albin Kurti, e ka korrur me ndarjen e PSD-së. Krejt atë dhunë të manifestuar të cilën ata e kanë mbjellur brenda për brenda partisë, ju ka plasë bomba tamam në dorë. Sikurse, ti ia kurdisë dikujt një bombë je duke ia dërguar dikujt me makinë atë bombë dhe pëlcet në makinën tënde. Kjo i ka ndodhur Albin Kurtit, dhe VV-së. Nuk po dua të hyj më thellë në detaje, por kultura dhe arti i komunikimit të cilën e ka përzgjedhur Albin Kurti, është jashtë çdo logjike. Po të marrë një shembull konkret, ata as nuk përshëndeten pjesa dërrmuese e tyre, i shohin deputetët e partive tjera si armiqë. Do të thotë nuk përshëndeteten me njerëz në parlament, sillen sikur të egër që unë ta zëmë nuk mundem me kaluar afër një deputeti pa e prshëndetur, kjo është e para. E dyta, thënia e VV-së kush del nga VV-ja përfundon në prehurin e PDK-së është rren e kulluar. Krerët kryesor të PDK-së janë deputetët kryesor të VV-së; Ismail Kurteshi, Hidajet Hyseni, Ajvaz Berisha që ka qenë në AAK, Enver Dugolli që ka qenë Atashe në Shqipëri i PDK-së, Rexhep Selimi ka qenë në AAK, Glauk Konjufca ka qenë në AAK në formim rinor, kështu që i vetmi Albini është që s’ka qenë në parti tjera.
Unë kam konsideruar se është mirë me hy në autobus të NISMA-së, jo si anëtar i NISMA-së por kam hy në listën e NISMA-së për deputet dhe unë i kam dhënë NISMA-së. E para, e kam futur në grupin e G6 që duke më falenderuar mua është formuar grupi parlamentar i NISMA-së. E dyta, duke falënderuar gjashtën NISMA i merrë në vit në kurriz timin 200 mijë euro prej KQZ-së. Do të thotë, po të mos i kishte gjashtë deputet NISMA nuk do të ishte askund. Unë i kam dhënë NISMA-së, nesër vazhdoj rrugën me një parti tjetër fare nuk e kam kompleks, por as nuk frikësohem që një njeri i NISMA-së mundet me thënë që Milaim Zeka gjatë mandatit të tij si deputet kam pas një përfitim politik nga partia ime, përkundrazi janë munduar me gjitha mënyrat brenda për brenda partisë sime me m’luftuar.

Ballkani.info: Sa ka ndryshuar çasja e NISMA-së karshi qëndrimeve tuaja politike?

Milaim Zeka: Unë nuk komunikoj me NISMA-në, d.m.th., kam 6-7 muaj që nuk komunikoj me ta fare. Por vetëm mundem të thënë që NISMA me asnjë pike, me asnjë presje nuk dallon prej PDK-së. Me nepotizëm, me dallavere, me gjitha faqet e zeza që i ka bërë PDK-ja i bën edhe NISMA.
Mbi bazën e kësaj, unë nuk kam kurrfarë nostalgjie.

Ballkani.info: Pse vazhdon pra me qenë deputet i NISMA-së pas gjithë këtyre akuzave?

Milaim Zeka: Unë jam deputet, dhe mandatin tim e dërgoj deri në fund me NISMA-në. Nuk po dua të luaj rolin e disa deputetëve tjerë, të cilët për përfitime të votave ose për përfitime tjera materiale dalin të pavarur.
Po e përsëriti, nuk kam apsolut asnjë privilegj prej NISMA-së. As nuk kam punësuar njeri të familjes. Ata, veq macat në tavan që nuk i kanë punësuar.

Ballkani.info: Si e komentoni formimin e delegacionit për bisedime me Serbinë, dhe pse NISMA respektivisht Fatmir Limaj vendosi të jetë pjesë e delegacionit?

Milaim Zeka: Unë personalisht kam besim shumë të madh që Fatmir Limaj ka me e udhëheq dialogun me përgjegjësi shumë të madhe, kam vlerësim të madh për Fatmirin si politikan dhe në anën tjetër aq sa i besoj vehtës në raport me Serbinë, i besoj Fatmir Limajt, edhe Hashim Thaçit, edhe Ramush Haradinajt. Në politikat e brendshme kemi divergjenca të mëdha, unë kam koncepte tjera edhe politike edhe kombëtare, qysh me e zhvilluar vendin, cilave gjëra me ju jap përparësi, ndërsa sa i përket dialogut Fatmir Limaj e ka mbështetjen time apsolute. Qysh ka ardhur deri te ajo unë nuk e di, veq nëse do me të rrejt, sepse nuk kam qenë pjesë e bisedimeve por një diçka e kisha këshilluar edhe Fatmir Limajn edhe Shpend Ahmetin; nuk është mirë me luajtur me kartën për hir të votave të opinionit, se kinse edhe po e mbështesim Thaçin edhe nuk po e mbështesim, kjo është amoralitet. Unë hiq nuk frikësohem me e thënë që unë Thaçin shumë e mbështeti në politikën e dialogut, e këta gjithë ditën rrijnë me Thaçin, kur shkojnë para tij hiq nuk bëjnë zë e kur dalin jashtë dojnë me e lë një përshtypje në opinion, këta po menodjnë, logjika e tyre, se fitojnë vota duke e shajtur Thaçin. Unë nuk dua vota duke shajtur. Votatë e qytetarëve i dua nëse ata më besojnë mua për politikat e caktuara për të ardhmën dhe që i kam pas prioritet deri sot, pra politikat sociale; rritja e rrogave, ndërtimi në çdo fshat i çerdheve të fëmijëve, gratë që pas lindjes të kenë rrogë 12 muaj etj, këto janë politikat me të cilat duhet me fituar vota, jo duke e shajtur një lider politik.

Ballkani.info: Si e komentoni idenë e presidentit Thaçi, për korrigjim të kufijve?

Milaim Zeka: Unë në radhë të parë e kam thënë edhe në foltoren e Kuvendit të Kosovës, po e ripërsërisë që presidenti i Kosovës edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili disa herë e ka përmendur në opinion që ka qenë edhe ideja e tij. Ideja e korrigjimit të kufijve, nuk është ide e Thaçit e as e Lutfi Hazirit por është ide e ndërkombëtarve, Bashkimit Evropian dhe ShBA-së. E përkrahim apo nuk e përkrahim unë mendoj që ideja e Thaçit, në fund do të realizohet. Puna e marrëveshjes me Serbinë është identike sikurse nesër ti në çoftëse do të dashuroheshe në dikënd edhe ke vendosur me me u martuar me të, nuk ka shumë rëndësi (natyrisht që të krijon lëndime shpirtërore mospërkrahja e familjes kur e vendos me u martuar) do martohesh. Të gjitha martesat te ne janë me zhurmë, p.sh., ‘pse po e merr, jo mos e merr’. Ajo çka mua më pengon dhe mua më lëndon më së shumti në këtë Kosovë, është zhurma demagogjike të cilën po e bëjnë d.m.th., disa krerë të LDK-së por edhe disa krerë të VV-së të cilët po abuzojnë me patriotizmin e shqiptarve, me vuajtjet e shqiptarve dhe janë duke abuzuar.
Përderisa Thaçi ka ardhur me këtë ide, unë në politikën e jashtme i besoj Thaçit, e në politikën e brendshme jam shumë kritikë.
Ne më së pari nuk e kemi lejuar presidentin me fol deri në pike, ne nuk e dijmë fare se çka përfshihet në korrigjim dhe çka do të bëhet tutje, krejt këto janë teori të ndryshme të cilat kanë qarkulluar sikurse falli i Burdushit, d.m.th., sikurse ajo zonja Meri që qetë fall. Na se kemi lejuar presidentin me fol deri në pikë, nuk e kemi lejuar presidentin me na e shtjellu idenë e tij deri në fund, edhe me thënë ‘dëgjo unë mendoj që do bëhet kështu-kështu’. Pyete çdo lider të cilës do parti poltike, e çdo deputet në çoftëse din me të treguar se në cilën pikë e kundërshton Thaçin, unë çka të duash të jap. D.m.th., habitem vetëm në Kosovë të kundërshtojnë mendimin tënd pa e thënë mendimin, vetëm në Kosovë i dëgjon duke thënë unë po e di çka po don me thënë po ti spo e thua. Kjo nuk ndodhë askund në botën e civilizuar.
Ata që e akuzojnë Thaçin për shitje, në aspektin patriotik edhe luftarak të angazhimit kombëtar të kaluarës së Thaçit, para tij janë zero. Unë jam kundërshtari më i madh i Thaçit në politikën e brendshme. Jam kritikë dhe krejt të këqijat e këtij vendi ia kanë sjellur PDK dhe LDK. Por, në aspektin e politikës së jashtme e kam mbështetur edhe në Rambuje kur kemi qenë edhe pas Rambujes, edhe pas luftës edhe kam me e mbështetur deri në fund. Sepse Thaçi është i dënuar në Serbi me burg, d.m.th., është në grupin e Adem Jasharit, Thaçi ka qenë një luftëtar, Thaçi është një armik i Serbisë, armik jo i popullit serb por armik i udhëheqësisë serbe. Dhe, për me qejf Vuçiqi edhe dy mijë vjet nuk ishte ulur në tavolinë me Thaçin, po atë e ka ulur zori, e kush është zori i Vuçiqit dhe kush është zori jonë është Brukseli dhe Uashingtoni. Kështu që, këto përrallat e pakuptimta të cilat tregon Albin Kurti me Isa Mustafën janë absurditet.

Ballkani.info: Si e keni pritur “simpatinë” që Thaçi e ka shprehur për ju publikisht, në njërin nga emisionet televizive. A mendoni që ka qenë e sinqertë?

Milaim Zeka: Apsolutisht që po. Unë nuk mendoj që ai ka shprehur simpati, ai e ka shprehur realitetin. Realiteti është e dijnë gjithë gazetarët e krejt opinion që jam deputeti më aktiv në parlamnetin e Kosovës, dhe gjithmonë kur kam folur kam folur për tema të rëndësishme. Kam folur për KEDS-in, për hajnit në Vala, në Post Telekomin e Kosovës, kam folur për privatizmin që e kanë shkatërruar, barnat e prishura, për naftën e benzinën falls.

Ballkani.info: A e keni marrë në telefon presidentin, pas asaj që e ka shprehur për ju. Cili ka qenë reagimi juaj?

Milaim Zeka: Jo. Dje jam takuar me Thaçin, pardje kemi drekuar bashkë. As që kemi folur për këtë. Unë faleminderit me i thënë ose si krenari e ndjej kur më lavdëron Ema Ndrea, ose ndonjë aktore ose ndonjë shoqe. Leonora Jakupi disa herë më dërgon mesazhe pas fjalimeve t’mija, por ka edhe plotë artista ose p.sh., pas fjalimeve t’mija Nexhmije Pagarusha më dërgon mesazhe. E sa i përket Thaçit, ai e ka për obligim është president unë jam deputet.

Ballkani.info: …megjithatë presidenti ka mundur të përmend emrin e ndonjë deputeti tjetër, por në këtë rast e ka përmendur emrin tënd?!

Milaim Zeka:
Unë e falendëroj atë, por Thaçi e din që kur të gjithë njerzit ia kanë kthyer shpinën në Rambuje, vetëm unë i kam qëndruar afër gjatë konferencës së Rambujes. Kështu që, do ta mbështeti edhe tani për dialog.

Ballkani.info: A po mendon që është ndi borgjli ndaj juve?

Milaim Zeka:
Jo për borgj, por për një realitet. Unë e kam thënë një realitet që faktori numër një në Rambuje, ka qenë Hashim Thaçi. Edhe tani të jemi real, ndoshta e ke pa se këta gjashtë muajt e fundit prej kur ka dalur në opinion Thaçi me idetë e dialogut ka qenë një farë vetmie, ju kanë gjuajtur të gjithë në shpinë. Unë kam thënë avash, lëreni me fol deri në pikë, dhe unë në jetën time nuk kam pas ndonjë përfitim personal prej Thaçit, unë e shikoj interesin e përgjithshëm. Interesi i përgjithshëm është që me e përmbyll dialogun me Serbinë, që fëmijët tonë mos me jetuar në psikozën e luftës.

Ballkani.info: Cilat janë të mirat apo dëmet që mund t’i shkaktojë rritja e taksës 100 % Kosovës, dhe a mund të konsiderohet si sukses i Qeverisë Haradinaj?

Milaim Zeka: Janë dy gjëra që më bëjnë krenar me kryeministrin aktual. E para taksa, dhe e dyta formimi i Ushtrisë. Pas vizitës që kryeministri e patë në SHBA, edhe e mori konfirmimin nga amerikanët se do ta mbështesim formimin e ushtrisë, u kthy dhe u bë ushtria. Puna e taksës gjithmonë e kam menduar një diçka, dreqi e marrtë në kohën e Rugovës, kemi qenë totalisht në apartaid sikurse Afrika e Jugut. Kemi qenë totalisht të izoluar, krejt Kosova ka qenë kopsht zoologjik i izoluar me gjemba prej ushtrisë dhe policisë serbe. Dhjetë vite kemi bërë bojkot, krejt Kosova e izoluar edhe mbijetuam. E sot, që e kemi mundësinë e tregtisë me Shqipërinë, me Malin e Zi edhe me Maqedoninë. Po është turp që kjo taksë nuk është bërë më herët. Hiq bre në çfarëdo çmimi është dashur me e gjunjëzuar Serbinë. Me i thënë Serbisë që përnjëmend edhe bagla të kalit hajmë në vend të bukës e ty nuk të dorëzohemi. Nënat suedeze vetëm pse kanë kaluar ushtria gjermane nëpër Suedi gjatë Luftës së Dytë Botërore, e që qeveria suedeze nuk i ka shpallur luftë Hitlerit e kanë shkuar në Norvegji. Nënat suedeze i kanë lënë fëmijët me vdekë e nuk iu kanë dhënë qumësht gjerman. Imagjino!

Ballkani.info: Si e komentoni transformimin e FSK-së, në Ushtri të Kosovës. Moment të duhur apo të nxituar? Dhe, sa ka kapacitete FSK-ja të jetë ushtri?

Milaim Zeka: Vetëm moment i vonuar. Edhe taksa e vonuar për mua edhe ushtria ka mundur të bëhet më herët.
Te ne njerzitë kanë dëshirë me qitë fallë. Kapacitetet ende pa u bërë ushtri, i ka FSK-ja. Ne nuk jemi duke bërë ushtri me luftuar me serb, malazez e as me askënd. Jemi ushtri me standardet e NATO-së, edhe mbi bazën e kësaj unë mendoj se i ka të gjitha kapacitetet edhe ka me i pas. Sepse e kemi mbështetjen e perëndimorëve, amerikanët po na mbështesin, gjermanët.
Mua më bëjnë krenar në këtë vend, FSK-ja dhe policia.

Ballkani.info: Gjykata Speciale, dha sinjalin e saj me dërgimin e ftesave tek disa ish komandant e veteran të UÇK-së. Si e komentoni Gjykatën Speciale dhe a besoni në të?

Milaim Zeka:
Për të besuar besoj, që kanë me hangër shumë njerëz të pafajshëm edhe këtë e besoj shumë. Jo që kanë me u dënuar sepse gjykatësitë ndërkombëtarë nuk besoj që dënojnë njerëz të pafajshëm.

Ballkani.info: Pse po e mendoni këtë?

Milaim Zeka: Sepse e kemi rastin konkret të Ramushit edhe Fatmirit, i mbajtën dhe i liruan të pafajshëm. Edhe këta të tjerët i marrin i mbajnë 4-5 vite dhe në fund i lirojnë, duke iu thënë na falni se informacionet që kemi poseduar nuk qëndrojnë, nuk kemi mundur t’i vërtetojnë edhe mundeni të ecni në shtëpi.

Ballkani.info: A mendoni që të njëjtët kanë me u gjykuar-dënuar? Dhe, a mendon që edhe presidenti Thaçi do të ftohet nga kjo gjykatë, megjithëse zhurma më e madhe po bëhet rreth tij?

Milaim Zeka: Apsolut që po. Unë jam shumë-shumë i bindur që Thaçi do të jetë njëriu kryesor Gjykatës Speciale. Në aspektin juridik, Gjykata Speciale ka të drejtë me e marrë prapë edhe Ramushin edhe Fatmir Limajn, edhe çdo njeri. Se kënd do e marrin, e din vetëm gjykata.

Ballkani.info: Kohëve të fundit keni pas një gjuhë të vrazhdë ndaj gazetarëve, përderisa edhe vet vini nga e njëjta fushë. A mendon që pikërisht Ju është dashtë të jeni “zëri” i gazetarëve? Për cilët gazetarë e keni pas fjalën apo i keni përfshirë të gjithë?

Milaim Zeka: Një pjesë të bosave të gazetarisë dhe kam folur me emra. Meqenëse jam edhe vet gazetar, padyshim që jam zë i fuqshëm i gazetrëve. Jam i vetmi që foli se gazetarët nuk kanë kontrata të punës, gazetarët s’kanë siguri, gazetarët kanë rroga të vogla, gazetarët ndiqen e përndiqen seksualisht. Këtë, vazhdimisht e publikisht e kam thënë. Më trego çfarë gazetarë mund të quhen ata të cilët shkojnë me bileta të paguara nga qeveria në Dubai.


Ballkani.info: Shpesh ju kemi dëgjuar teksa flisni për kodin moral të shqiptarëve, a ke mundësi të na tragoni sa ka lidhshmëri ky kod me skenën politike kosovare?

Milaim Zeka: Jo, unë kam folur krejt diçka tjetër. Unë kam folur për çështjen e kodit moral, për besën. Kodi moral nuk përcaktohet me mardhënie seksuale, qysh e përcaktojnë shqiptarët. Moral është kur të them në këtë kohë takohemi edhe të pres, moral është kur ti më ke borgjë edhe më thirr në telefon më thua më fal unë e di që të kam borgjë, por nuk po mundem me t’i kthyer. Te shqiptarët, morali lidhet rreth uqkurit. Dhe, nuk e di a ka ndonjë vend më primitiv të ballkanit, çoftë edhe në Afrikë që paragjykohet femra, si në Kosovë. Femra është tepër e paragjykuar, me u veshë bukur je kurv, me u veshë keq je katunare. Pastaj, mungesa e qytetrimit në këtë vend e bën këtë ndasin qytetarë katunar.

Ballkani.info: Pse Kosova nuk arriti të anëtarsohet në Interpol? Dhe, si e komentoni versionin e Behgjet Pacollit, ku pretendon që Serbia përmes femrave të bukura ka pamundësuar një hap të tillë.

Milaim Zeka:
Dështimi i Interpolit s’ka të bëj me Serbinë e as me femra. Ajo është turp i diplomacisë tonë, është supër turp, lajmi më absurd i vitit. Nuk bëhet lobimi me seks e as kundër lobimi. Çështja e Interpolit, me aq sa kam unë informacion, anëtarësimi nuk është bërë për shkak se edhe amerikanët s’kanë qenë të angazhuar shumë në këtë farë punë. Vendet mike të Kosovës, nuk kanë qenë të interesuara shumë që Kosova në këtë fazë me u bë anëtare. E pastaj, mundem me të thënë se diplomacia jonë është e mirë. Është marre, marre, marre kënd e kemi dërguar nëpër përfaqësi diplomatike.

Ballkani.info: Cilat janë planet e NISMA -së për vitin 2019?

Milaim Zeka: Unë gjithmonë them, nëse njeriu ka shëndetin, ka stabilitetin familjar të tjerat janë gjëra që vijnë . Unë do të vazhdoj aktivitetin tim politik, punën time, pastaj të shohim në bazë të rrethanave. Nuk marrë vendime të ngutshme, edhe atëhere kur jam bashkuar me NISMA-në, kam analizuar plotë gjëra edhe nuk ka qenë vendim të cilin unë e kam marrë brenda ditës. Por çështja e vazhdimit apo mos vazhdimit tim brenda subjektit politik NISMA, varet nga shumë faktor.
Në zgjedhjet e ardhshme, nuk do të kandidoj deputet në listën e NISMA-së.

Ballkani.info: D.m.th., skenës politike nuk e keni ndërmend t’i ndaheni?


Milaim Zeka:
Jo, me pas buxhet kisha bërë një parti timen politike. Atë mundësi nuk e kam, pragun zgjedhor na e kanë bërë shumë të lartë.
E kam ëndërr me e bë një parti, që do të quhej “Partia për shtet ligjor”.

Ballkani.info: Nëse Bekim Jashari do të bënte partinë e tij, a ju kishe bashkuar?


Milaim Zeka:
Nëse Bekimi e bën partinë e tij, me shumë gjasa iu kisha bashkuar. Por, unë mendoj që Bekimi është djal shumë i mençur dhe e din që formimi i partisë nuk është gjë e thjeshtë. Shumë njerëz në tavolinë ta bëjnë rrafsh, por kur të del në terren, pastaj e sheh sa e komplikuar është. Krejt mendojnë, se partia është si me pi qaj gjygymash.