Dokument

Rikthehet në punë inspektori që dyshohej se falsifikoi dokumentat në skandalin e mishin të “Apetit sh.p.k”

Para pak javësh është publikuar një skandal në të cilin e përfshirë ishte kompania kosovare e mishit “Apetit Sh.p.k”. Kjo kompani ka blerë mish nga Brazili dhe atë e ka shitur në Shqipëri si mish me origjinë nga Kosova, duke falsifikuar dokumentet në bashkëpunim ilegalë me inspektorë të shtetit.

E Qenan Maxhuni, inspektor i AUV-it i cili dyshohej se falsifikoi dokumentet e origjinës së mishit pas supsendimit është rikthyer në punë.

Këtë e bëri të ditur vet Maxhuni në Facebook.

“Përkundër faktit që disa media , ditë më parë tentuan të njollosin emrin dhe personalitetin tim, duke u shërbyer me paragjykime, shpifje dhe të pavërteta, nuk ia dolën dot.
Këtë e dëshmon më së miri, puna ime e përditshme profesionale (në cilësinë e Inspektorit Veterinar të AUV-së) të cilën e kryej tash e 15-të vite, me nderë, përkushtim dhe profesionalizëm dhe të cilën do vazhdoj ta kryej edhe më tutje.
Linçimet e tilla dhe të ngjajshme, veç sa më bëjnë më të fortë dhe më të vendosur, drejt arritjes së objektivave në punën time të përditshme profesionale”, ka shkruar ai.