“Fëmijët s’po flasin shqip, brenda 10 viteve kemi me u detyru me bë mësimin anglisht”

Viktor Buzhala, zëdhënësi i KEDS-it ka dhënë një opinion duke parashikuar se brenda 10 viteve “do të detyrohemi mësimin me bë në anglisht”, kjo pasi sipas tij “fëmijët po mësojnë vetëm anglisht”.

Ai ka deklaruar përmes një postimi në Facebook se gjysma e fëmijëve po flasin anglisht.

E fajin kryesor sipas tij e kanë prindërit e këtyre fëmijëve. 

Postimi i plotë:

Gjysma e femijeve te Kosoves nuk flasin shqip, por gjuhe amtare e kane anglishten. Fajin kryesor e kane prinderit e tyne qe iu flasin veç anglisht. Paramendoni çka ka me ndodhe ne shkollat tona pas nja 10 vjetesh. Kemi mu detyru mesimin me be krejt anglisht, pasi shqip as skane me marre vesh me. Ani i akuzojna mergimtaret pse spo i mesojne me shkru e lexu shqip femijet e tyne te lindur e rritur ne perendim.