LAJMI I FUNDIT: Gjendet i vdekur një burrë në Gjakovë
Një burrë është gjetur në rrugë pa shenja jete.
Rasti ka ndodhur të shtunën pas mesnatës në Gjakovë.
Trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Gjakovë 12.06.2022-02:50. Në rrugë është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, njofton policia.
Policia thotë se rasti është duke u hetuar.