Pamje

Vetura aksidentohet me betonierën në Strellc, kamioni përfundon mbi varreza

Para pak minutash ka ndodhur një aksident në fshatin Strellc të Deçanit.

Sipas pamjeve të siguruara nga ‘Indeksonline’, në aksident janë të përfshirë një veturë me një kamion (betoniere), ku ky i fundit ka përfunduar mbi varreza të këtij fshati.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Ndërsa policia ka dalur në vendin e ngjarjes.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga ky aksident.