Pas vizitave zyrtare jashtë vendit, Osmani kthehet në Gjilan

Presidentja Vjosa Osmani është kthyer në Kosovë pas vizitave zyrtare jashtë vendit.

Pas kthimit, Osmani ka publikuar dy “story” në Instagram, ku shihet së bashku me bashkëshortin, Prindon Sadriu dhe dy vajzat e saj.

Sipas etiketimit në foto, presidentja ka treguar se është duke qëndruar në vendlindjen e bashkëshortit të saj, Gjilan.

Kujtojmë se së fundmi Osmani ka realizuar vizita zyrtare në Panama, Kosta Rikë, Republikën Dominikane dhe SHBA. /Lajmi.net/