Buzhala: Shkoni nxjerrne Arben Vitinë me polici, me zjarrfikësa, ambulanta, se shkoi poshtë

Për afro dy orë është duke zgjatur debati në mes kandidatëve për kryetar të Komunës së Prishtinës në një emision televiziv, e ku nuk kanë munguar përplasjet e akuzat mes njëri-tjetrit, shkruan Gazeta Demos.


Ky debat është pritur gjatë nga qytetarët, e se ka pasur të tillë që janë shprehur se ky debat mund të jetë determinues në garën për Prishtinën.


Megjithatë një gazetar kosovar po shprehet i bindur se kush e ka fituar këtë debat në mes Përparim Ramës e Arben Vitisë.


Sipas Berat Buzhalës është Përparim Rama ai që e ka fituar debatin, dhe atë sipas tij në mënyrë absolute.


Madje ai ka ironizuar duke thënë që Arben Vitia duhet ta lëshoj studion, ose të shkojë dikush që ta marr, ngase humbja sipas tij është shumë e madhe.


“Shkoni nxjerrne Arben Vitine me polici, me zjarrfikesa, ambulanta, se shkoi poshte. Ndalne more rrymen ne KEK oj qeveri, se e keni pushtetin se shkute per lesh”, ka shkruar Buzhala në rrjetin social në Facebook.


Buzhala ka shkuar edhe më tej duke thënë se Vitia nuk e ka idenë edhe në atë që po deklarohet.


“Degjojeni me vemendje kete deklarate te Arben Vitise: Shpend Ahmeti ndoshta ka dashur t’i shty perpara projektet e mira, por nuk e ka pasur mbeshtetjen e partise. Ohhhh breee. Do me thane, edhe sipas Vitise, LVV e ka sabotu Shpendin, se ky i ka pase qellimet e mira”, ka shkruar Buzhala.