PAMJE/ Personit që ju heqën targat e Serbisë midis Prishtinës, është regjisor dhe aktor i njohur

Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Punëve të Brendshme sot ka marrë vendim për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve, shkruan Ballkani.info

Mediat kanë publikuar pamje nga kryeqyteti ku shihet se pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ia largojnë një veture targat me regjistrim të Serbisë.

E njëri nga ta ishte edhe regjisori i njohur, Kastriot Saqipi, të cilit Policia e Kosovës ia kanë larguar targat me regjistrim të Serbisë.

Ballkani.info ka publikuar videon, nga momenti kur Policia e Kosovës ia largon tabelat me regjistrim të Serbisë.

Ai ka reaguar përmes një postimi në facebook ku lajmëron dhe kërkon nga qytetarët e Luginës, që të jenë të kujdesshëm, ndërsa nga qeveria kērkon të iu japë pak kohë.

“Reciprocitet po, po lena me marr frym pak, njoftim për Luginasit po të kallshin policët mos dilni pa tablla RKS” ka shkruar ai në Facebook.

MPB, sot ka njoftuar se qytetarët që qarkullojnë nga Kosova në drejtim të Serbisë mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por se në hyrje duhet të pajisen me targat e përkohshme RKS.