S’ka lehtësime, këto janë masat që u diskutuan nga takimi i ministrit Vitia me kryetarët e komunave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka diskutuar masat e reja me kryetarët e komunave në takimin e mbajtur sot. AKK përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se s’do të ketë lehtësime të masave për sektorin e Gastronomisë dhe se ministri Vitia i ka informuar kryetarët se masat që do të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator do të vlejnë deri më 26 shtator.

“Ministri Vitia informoi Kryetarët e Komunave me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator dhe do të vlejnë deri me 26 shtator 2021:

– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.

– Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.

– Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial. – Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme.

– Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.

– Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.

– Ndryshe masat tjera vazhdojne siç kanë qenë në këto dy javët e fundit”, thuhet në njoftimin e AKK-së.