Pak minuta për Vedat Muriqin, në fitoren e Lazios ndaj Empolit

Tetë minuta është paraqitur sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, në fitoren që skuadra e tij Lazio e shënoi në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A.

Ai u inkuadrua në minutën e 82-të duke zëvendësuar Ciro Immobilen, në kohën kur rezultati ishte 3:1 në të mirë të Lazios.

Immobile, Lazzari dhe Milinkoviq Saviq ishin golashënuesit për Lazion, për të cilën u paraqit edhe Elseid Hysaj.

Tek Empoli luajti Nedim Bajrami që asistoi në golin e nderit.