Këta janë 10 kandidatët e parë të LDK-së për kryetar komunash (Emrat)
Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së vendosi që:
- Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit;
- Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;
- Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut;
- Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit;
- Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit;
- Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës;
- Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;
- Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit;
- Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës;
- Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut.
Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi.