Ekzekutohet në mes të Vlorës 40 vjeçari, dyshohet për hakmarrje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrugës që të çon në fshatin Kaninë, i njohur ndryshe si Bishti i Kalldrëmit, ku u plagos një 40-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spital.
Policia bën me dije se i bënë atentat teksa po lëvizte me automjetin tip “BMW”.
Sipas mediave në Shqipëri bëhet e ditur se viktima është Bledar Birçaj.
Drejt tij është qëlluar me kallashnikov. Burimet thonë se 40-vjeçari ka marrë të paktën 10 plumba në trup.
Raportohet se Birçaj ishte arrestuar dhjetë vite më parë për një vrasje.
Pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes.
Njoftimi i policisë
Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMW” me drejtues shtetasin B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet nē vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.