Pacolli pas vdekjes së dy fëmijëve në Carralevë: Me dhimbje të madhe po e përjetoj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy fëmijëve të cilët sot humbën jetën në një aksident trafiku.

“Me dhimbje po e përjetoj faktin se sot dy fëmijë të tjerë në komunikacion kanë humbur jetën’, shkroi Pacolli në Facebook.

“Ngushëllime për familjet dhe lus Zotin që incidente të tilla të mos përsëriten!’, theksoi ai.

Me dhimbje po e përjetoj faktin se sot dy fëmijë të tjerë kanë humbur jetën në komunikacion. Ngushëllime për familjet dhe lus Zotin që incidente të tilla të mos përsëriten!

Posted by Behgjet Pacolli on Sunday, 9 May 2021