“Aktorë të dobët”, Ridvan Berisha i reagon Kurtit e Vitisë: I madhi Ben e bosi yt duhet ta duroni demokracinë

Gazetari, Ridvan Berisha ka reaguar pasi që policia ka shkruar sot në zyret e Gazetës Insajderi pas hulumtimit për vaksina, ku më pas edhe kishte intervistuar drejtorin e saj, Parim Olluri.

Në postimin e tij, Berisha ka ironizuar me ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Berisha tutje ka thënë se tashmë policia e prokuroria a jane te kapur tash meqenese keto organzbatuese te ligjit iu subordinuan kerkeses politike te ministrit Vitia?

Postimi i plotë:

‘Falenderimi’ i takon t’madhit Ben e bosit te tij qe po kujdesen ‘aktivisht’ per vaksinat, u lumte qe gjate 24 oreve pune po gjejne kohe edhe me i akuzu mediet, perkatesisht Insajderin. Hajde brezi i shpreses hajdeni, per bese jeni bo hore, dilni sonte me naj konference tjeter mundesisht ne 23:00 t’darkes e bojeni tabele t’qitjes edhe dike tjeter me kamuflu neglizhencen hahahahah! Duheni me duru demokracine, policia e prokuroria a jane te kapur tash meqenese keto organzbatuese te ligjit iu subordinuan kerkeses politike te ministrit Vitia?

Komike e aktore te dobet – beteja dhe lufta per liri te shprehjes eshte e drejt supereme, provuat ta cenoni por dolet humbes!