Detaje nga tragjedia në Drenas, i dyshuari për vrasje në arrati, policia i vihet pas
Një person është vrarë sonte në Drenas, ndërsa një tjetër ndodhet në QKUK duke u trajtuar për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë nga arma e zjarrit.
Viktimat janë të gjinisë mashkullore, ndërsa sipas informacioneve të Ballkani.info dyshohet se jane babë e djalë.
Sipas këtij burimit të DrenicaSot dyshohet se personi qe i ka gjuajtur me armë zjarri eshtë fqi i tyre.
I njëjti po kërkohet nga policia. Policia ka thënë se lidhur me rastin do të prononcohen pas pak.
Motivet e ngjarjes janë akoma të panjohura./Ballkani.info/