Kurti: Duhet marrë masa të shpejta për të ulur numrin e të infektuarve, vaksinimi të fillojë menjëherë

Kryeministri Albin Kurti thotë se duhet marrë masa të shpejta për të ulur numrin e të vdekurve dhe infektuarve nga Covid-19. Komentet Kurti i bëri në pritje të kontingjentit të parë të vaksinave kundër Covid-19 në qerdhën në Kosovë.

Kurti tha se po punojnë që të sigurojnë numër sa më të madh të vaksinave.

“Vaksinimi duhet të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë. Kemi 87.981 të infektuar e 1.840 të vdekur. Në dy javët e fundit kemi mesatarisht 10 vdekje në ditë dhe një trend në rritje”, theksoi Kurti.

“Kemi humbur 16 mjekë e tetë infermierë. Për një vend me 1.8 milionë banorë shifrat e tilla i ngjajnë një kohe lufte, prandaj edhe masat tona duhet të jenë të shpejta e të drejta që duhet ta ulin numrin e infektimeve të reja dhe të shmangin vdekjet si pasojë e Covid-19”, theksoi ai.