Pas arritjes së vaksinave të para, menjëherë nesër fillon shpërndarja e tyre nëpër Kosovë
Kanë arritur në Kosovë dozat e para të vaksinave të programit COVAX.
Menjëherë pasi që aeroplani me kontigjentin e parë me 24.000 vaksina në aeroportin “Adem Jashari” arriti, Ministria e Shendetësisë ka nisur kontaktet me kryetarët e komunave për të filluar vaksinimin, përcjellë Ballkani.info.
Ballkani.info mëson që nesër nga ora 10:00, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të kontaktojë me të gjithë kryetarët e komunave me qëllim që sa më shpejt të fillojë vaksinimi në Kosovë.