Faton Aliu

Dërgohet në mbajtje shoferi i veturës së përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona, të dielën.

Lajmin e kishte  konfirmuar Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren.

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar ai.

Pasi ka marrë ndihmë shëndetësore, shoferi i veturës do të jetë në mbajtje për 48 orë.

LEXO EDHE:

LEXO EDHE: