Publikohen rezultatet përfundimtare nga KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, njofton Ballkani.info.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka njoftuar se fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit ka dal Lëvizja Vetëvendosje me 438 mijë e 334 vota.
Pas VV’së, partia e dytë më e votuar doli të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota.
“Numri i votuesve 814 mijë e 122 votues. Numri i votuesve 89 mijë e 257 votues jashtë kutive të votimit. Pjesëmarrja në votime 48.77%. Lëvizja Vetëvendosje ka marr 438 mijë e 334 vota, PDK’ja 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota, AAK’ja 62 mijë e 111 vota. Lista Serbe 44 mijë e 404 vota”, ka thënë Daka.
Përndryshe zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur me 14 shkurt të këtij viti, pas rënies së Qeverisë “Hoti”, me një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo është tabela e KQZ-së:
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/03/156589487_4293032317390677_3462877752013227843_n.jpg)
![No description available.](https://scontent.fprn1-1.fna.fbcdn.net/v/t1.15752-9/156589487_4293032317390677_3462877752013227843_n.jpg?_nc_cat=111&ccb=3&_nc_sid=ae9488&_nc_ohc=ukWcDXHBVbcAX-dlA6W&_nc_ht=scontent.fprn1-1.fna&oh=92ec57f8b99ff32b2654a776def65ed4&oe=60675D4F)