Thaçi: Edhe pa Vjosa Osmanin në VV, rezultati do të ishte i njëjtë

Analisti, Jusuf Thaçi mendon se edhe pa Vjosa Osmanin VV rezultati zgjedhor i 14 shkurtit do të ishte njësoj.

“Sa i përket zonjës Osmani, unë nuk pajtohem me idenë që zonja Osmani ka shumë peshë neto të elektoratit të LDK’së”, tha Thaçi.

“Në rastin konkret zonja Osmani është simbol demonstrues i asaj që ka ndodhur me elektoratin e LDK’së”, shtoi ai.

“Nuk besoj se ajo është vota neto e zonjës Osmani në mënyrë absolute. Jam i bindur se edhe po të mos hynte fare zonja Osmani në listën e VV’së, rezultatet do t’i kishim afërsisht këtu”, tha Thaçi ne t7.

“Rënia e LDK’së do të ishte afërsisht këtu”, theksoi Thaçi.