PDK ia kujton Albin Kurtit deklaratën e vitit 2013-të: Ata kanë xhipa, ne duam trotuare
PDK i ka reaguar kreut të LVV-së, Albin Kurtit lidhur me një deklaratë të tij të vitit 2013-të.
Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi përmes një shkrimi në Facebook ia ka kujtuar Kurtit deklaratën “Ata kanë xhipa, ne duam trotuare”.
“Koha për ta dëshmuar vetën i ka ikur. Ka qenë kundër gjithçkaje. Historia ia ka përplasë në fytyrë të vërtetën”, ka thënë ai.
Gjoshi shtoi se Kurti do të mbahet mend si figura më komike në politikën shqiptare.