Nushi i PSD-së: Vjosa Osmani po abuzon me pushtetin duke punësuar në presidencë ata që iu bashkuan në ‘Guxo’

Anëtari i PSD’së, Nol Nushi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka kritikuar u.d së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmanin, pasi kjo e fundit punësoi tre persona që aderuan në listën “Guxo”.

Nushi tha se qëllimshëm nuk ka reaguar kur doli lajmi, për të parë nëse do të ketë reagime nga të tjerët. Por, sipas Nushit, askush nuk e çeli gojën.

Anëtari i PSD’së tha se ekziston një dëshirë të abuzohet, thjesht nga dikush tjetër dhe disi tjetër.

Tutje, ai tha se të themelohet parti përmes instrumenteve të presidencës është një risi në sferën e abuzimeve të pushtetit në Kosovë.

 Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Nushit:

Nuk shkrova kur doli ky lajm, vec thash te shoh sa prej maniakeve te ndryshimit do te revoltohen nga ky veprim abuziv. Dhe…ndodhi ajo cka e disha, heshtje totale gjithandej. Askush prej pishtareve te ndryshimit dhe luftes antikorrupsion nuk e çeli gojen.

Pra s’po ju pengon abuzimi. Ata thjeshte po kane qef me u abuzu nga dikush tjeter dhe diqysh tjeter.

Nuk jam kunder emerimeve politike, sepse ato jane krejt normale ne keto pozita. Por te themelosh parti permes instrumenteve te presidences, eshte risi ne sferen e abuzimeve te pushtetit ne Kosove.