Ngjarja në Vushtrri: Fillimisht shkaktuan aksident, më pas u rrahën me policinë

Pas përleshjes janë arrestuar gjashtë persona, dy policë kërkuan tretman mjekësor.

Është njëra nga rrugët magjistrale më të frekuentuara.

Për këtë arsye, në rajonalen Prishtinë-Mitrovicë shpesh kanë ndodhur edhe aksidente.

E një i tillë një natë më parë nuk përfundoi vetëm me dëme materiale.

Këtu në fshatin Pestovë të Vushtrrisë pas një aksidenti, pati përleshje në të cilën u përfshirë 6 persona.

Nuk jemi mësuar të shohim shpesh, por aty dhuna nuk u kursye edhe ndaj Policisë së Kosovës.

Por një ditë më pas aty gjithçka dukej qetë.

E mjetet e forta që u përdorën në përleshje, nuk gjendeshin në vendin ku ndodhi përleshja.

Por ato me gjasë u morën nga ky grumbull mbeturinash që ndodhet afër vendit të ngjarjes.

Krejt çka ka mbetur janë shenjat e këmbëve të atyre që u përfshin në këtë konflikt.

Rasti u konfirmua edhe Policia e Kosovës.

Kurse për rastin banorët e Pestovës kishin dëgjuar vetëm me anë të mediave.

Ata prapa kamerave thanë për T7 se nuk i njohin personat që u përfshinë.