LAJMI I FUNDIT! Edhe zyrtarisht fillon vaksinimi në Britaninë e Madhe, ja vaksina e cilës kompani u përdor!?

Autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar filluan përdorimin e dozave të para të një vaksine të testuar gjerësisht kundër COVID-19, duke hapur një program global të imunizimit, që pritet të marrë vrull pasi më shumë serume të marrin miratimin. Pacientja e parë është Margaret Keenan, e cila javën që vjen mbushë 91 vjet.

Ish punonjësja e një dyqani të argjendarive, u vaksinua në Spitalin Universitar Coventry në mëngjesin e së martës, ndërsa mbante maskë dhe kishte veshur një bluze me motive krishtlindjesh të zbukuruar me një pinguin me kapelën e babadimrit dhe shall të kuq.

Britania e Madhe filloi procesin pasi që rregullatorët britanikë më 2 dhjetor autorizuan për përdorim emergjent vaksinën e prodhuesit amerikan të ilaçeve Pfizer dhe BioNTech të Gjermanisë.

Rregullatorët në Shtetet e Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian gjithashtu po verifikojnë vaksinën Pfizer së bashku me një vaksinë të ngjashme të zhvilluar nga konkurrenti Moderna Inc dhe një tjetër vaksinë të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit.

Sasitë e para të vaksinës Pfizer-BioNTech u dërguan të dielën te një grup i zgjedhur spitalesh në Mbretërinë e Bashkuar.

Britania e Madhe ka konfirmuar më shumë se 61 mijë viktima të COVID-19 – më shumë se çdo shtet tjetër në Evropë si he 1.7 milion raste të të prekurve nga koronavirusi.

Tetëqind mijë doza janë vetëm një pjesë e asaj që i nevojitet Mbretërisë së Bashkuar. Qeveria po synon të vaksinojë më shumë se 25 milion njerëz, ose rreth 40 për qind të popullsisë, në fazën e parë të programit të saj të vaksinimit dhe përparësi do të kenë ata që janë më të rrezikuar nga sëmundja.