Uzuni-Juventusit, tani Berisha i shënon kampionin evropian në Champions

Mërgim Berisha ka realizuar gol për Salzburgun, në humbjen 3:1 të pësuar në udhëtim ndaj Bayern Muenchenit sonte në ndeshjen e Grupit A të Ligës së Kampionëve.

Berisha realizoi golin në minutën e 73-të. Për Bayernin shënuan Robert Lewandowski (43’), Kingsley Coman (52’) dhe Leroy Sane (68’).

Berisha luajti tërë ndeshjen. Për Berishën është goli i tretë i shënuar në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. I realizoi edhe një gol Bayernit në ndeshjen në Austri, e po ashtu realizoi gol e asist kundër Atletico Madridit.

Bayern Muencheni ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales. Kryeson grupin me 12 pikë pas katër ndeshjeve. Atletico zë vendin e dytë me pesë pikë, ndërsa Lokomotiva e Moskës është e treta me tri pikë. Salzburgu zë vendin e fundit me një pikë.

Atletico luajti pa gola sonte në shtëpi me Lokomotivën.