Bashkimi humb edhe një rast në FIBA

Klubi i basketbollit Bashkimi vazhdon të humbasë raste në Gjykatën e Basketbollit të FIBA-s (BAT). Drejtuesit aktualë të klubit, që morën drejtimin në verë, fajin ua lënë ish-drejtuesve, ndërsa thonë se e kanë marrë klubin në një gjendje shumë të rëndë.

Përmes një komunikate, Bashkimi ka njoftuar se ditë më parë ka pranuar një vendim tjetër nga BAT-i për rastin e fituar nga basketbollisti kroat Lubo Shamadan ndaj klubit, në vlerë prej rreth 10 mijë eurosh. Bashkimi është aktualisht duke paguar me këste një dënim prej 14 mijë eurosh, që ka ardhur nga një rast tjetër i humbur.

“Edhe lojtari bullgar që ka qenë pjesë e klubit ka bërë padi kundër nesh dhe presim që ai të fitojë rastin në vlerë rreth 20 mijë euro. Rast i ngjashëm është edhe me trajnerin malazias që kishte marrëveshje me strukturat e mëhershme të klubit për pagesë, por kjo marrëveshje nuk është respektuar fare”, thuhet në komunikatën e Bashkimit. Klubi ka njoftuar se ka obligime tatimore ndaj ATK-së po ashtu.