Vjosa Osmani: Ramush Haradinaj ka legjitimitet qytetar që të bëhet president

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani sonte ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës në rast së dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë apo edhe kur t’i skadon mandate në pranverën e vitit të ardhshëm.

Ajo ka thënë se vendit nuk i duhet një president që nuk ka legjitimitet qytetar.

“Nuk besoj se president i vendit duhet të jetë dikush që nuk ka legjitimitet qytetar dhe ne tash të kërkojmë se ku i kemi njerëzit tanë që na shkojnë neve për shtati që t’i shtyjmë njerëzit përpara që t’i bëjmë president, sepse siç dihet presidenti është institucioni më i lartë”, ka thënë ajo, shkruan Ballkani.info.

“Duhet të ketë së paku një besim qytetar”, ka shtuar Osmani.

E pyetur nëse Ramush Haradinaj e ka një ‘bekraund’ të tillë qytetar dhe legjitimitet, Osmani ka thënë se në krahasim me të tjerët që po dëshirojnë të bëhet president, fare pa pasur ndonjë votë, ai (Haradina) këtë legjitimitet e ka.

“Mos gabofsha i ka diku 70 mijë vota vetëm si persona, në krahasim me disa të tjerë që vijnë nga jashtë dhe po dëshirojnë të bëhen president. Që unë mendoj se do të ishte gabim që pa fije legjitimite qytetar dhe pa dhe pa asnjë besim të bëhesh president është gabim afatgjatë që i dëmton institucionet”, ka thënë ajo në kanal10. /Ballkani.info/