Lul Raka tregon se sa kilogram i ka humbur nga fillimi i pandemisë

Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë në emisionin Sonte në T7 se ka humbur deri në 10 kilogram prej fillimit të pandemisë.

Ai ka thënë se nga 101 kilogram sa ka pasur ka humbur plotë 10 prej tyre, nga ngarkesa dhe puna.

“101 kg i kam pasur, tash jam 10 kilogram minus…sigurisht prej punës ngarkesës, por po ndihem më mirë”, ka thënë ai.

“Nuk e kemi ditur kënaqësinë e lirisë që e kemi pasur para virusit. Sot jam dimë vlerën edhe një pushimi të thjeshtë. Ja dimë edhe një përqafimi vlerën. Nipi im ka pasur ditëlindjen para disa ditëve. Nuk kam mundur ta shoh. Na ka marrë malli të gjithëve për vizitat” , shtoi ai.