Qytetarët e mllefosur, ‘bombardojnë’ me komente deputetin e VV’së që shpërndau lajm të rrejshëm

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha ka alarmuar të gjithë qytetin e Gjakovës dhe qytetarët e Kosovës sot kur shpërndau një informacion të rrejshëm në Facebook.

Batusha sot duke përdorur rrjetin social Facebook, ka shkruar se pesë persona kanë vdekur brenda dy orëve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

Por, nuk ka shkuar shumë, Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes duke i thënë të mos shpërndan dezinformata dhe se për 24 orë në këtë spital kanë vdekur dy pacientë nga COVID-19.

Pas kësaj ka reaguar edhe drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, Afrim Dervishi, i cili ka ka demantuar deputetin e VV-së dhe se do të kërkojë nga Prokuroria hapje të tastit për hapje të dezinformatës dhe rrezikimi të shëndetit publik.

Madje, në statusin të cilin e ka publikuar deputeti i VV’së kanë komentuar shumë qytetarë duke i thënë se “si nuk po të vjen turp të shpërndash lajme të rreme”, dikush tjetër i ka shkruar se “po të ishte shteti siç duhej, deputeti do të jepte llogari për shpërndarje të dezinformatave dhe panikes”.

Më poshtë keni disa komente të shkëputura nga statusi i deputetit të VV’së ku qyetetarët shihen të mllefosur nga postimi i tij..