Dafina publikon prapaskenat e “Aman” VIDEO

Bashkëpunimi mes Dafina Zeqirit, Ledri Vulës dhe Lumi B, “Aman”, pritet të jetë një ndër këngët më të preferuara të kësaj vere.

Prurja muzikore është pëlqyer shumë nga fansat e artistëve dhe menjëherë është votuar për të qenë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare.

Vetëm 1 javë pas publikimit, “Aman” gjendet në ‘top 10’ dhe momentalisht mban vendin e 7-të në The Top List.

Pak orë më parë Dafina vendosi të ndajë me fansat e saj në Instagram një video të shkurtër nga prapaskenat e xhirimit të klipit.