Hamza i thotë VV-së: Rastet me koronavirus u rritën për shkak se organizuat tubim në pandemi

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ia ka përmendur protestat Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për marrëveshjet ndërkombëtare.

Hamza ka kritikuar Vetëvendosjen, e nënkryetaren e Kuvendit, Arbërie Nagavcin, që sot akuzoi qeverinë në krye me Avdullah Hotin për keq menaxhim të situatës së pandemisë.

Hamza tha se rritja e numrit të rasteve me coronavirus, ka ndodhur për shkak se Vetëvendosje organizonte tubime në kohë pandemie.

”Është rritë numri i rasteve. Në pandemi me mbajt tubime, qysh s’rritet more. Rritet rritet edhe shumë bile”, deklaroi Hamza.