Naser Rafuna tallet me presidenten Jahjaga, në një postim të Fatmir Spahiut

Aktori Naser Rafuna, ka bërë shaka me ish-presidenten Atifete Jahjaga në një postim në Facebook të aktorit Fatmir Spahiu.

Dje ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar aktoren Adriana Matoshi për çmimin e fituar si aktorja më e mirë në festivalin e Francës ‘See a Paris 2020’, për performancën e saj në filmin ‘Nëntori i Ftohtë’.

Jahjaga gjithashtu ka uruar edhe regjisorin e filmit Ismet Sijarina, si dhe producentin Fatmir Spahiu.

Ky i fundit e ka falënderuar presidenten duke e shpërndarë postimin e saj.

E në postimin e shpërndarë të Fatmir Spahiut, është aktori Naser Rafuna ai i cili ka bërë shaka me presidentin Atifete Jahjaga.

”A janë emrat e saktë babush hahahaha. Humor, humor. Suksese e bravo”, ka shkruar Rafuna në këtë koment.

Ky koment i tij është bërë pasi që Jahjaga ka gabuar disa herë emrat e shteteve por edhe të njerëzve.