Dalin rezultatet nga IKSHPK-ja për punëtorët e testuar të KEK-ut

KEK ka njoftuar se pas testeve të bëra për COVID 19 për punëtorët edhe të gjithë kanë rezultuar negativ.

Sipas njoftimit të gjithë punëtorët e testuar kanë rezultuar negativë. Aty po ashtu njoftohet se KEK vazhdon të jetë në kontakt të vazhduar me 9 punëtorët që kanë dalë pozitivë.

Njoftimi:

Ju njoftojmë se pas testeve të bëra për COVID 19 me dt: 08.06.2020, KEK ka pranuar rezultatet nga IKSHPK-ja dhe fatmirësisht të gjithë kolegët tanë kanë rezultuar negative (gjeni listen bashkangjitur). Pavarësisht këtij rezultati, rreziku nga përhapja e kësaj pandemie ende nuk ka kaluar, KEK vazhdon te jetë në kontakt të vazhdueshëm me 9 kolegët tanë që kanë rezultuar pozitiv duke përcjellur gjendjen e tyre shëndetësore edhe pse deri më tani gjendja e tyre është stabile. KEK gjithashtu është duke vazhduar me gjurmimin e të gjithë punëtorëve që dyshohet të kenë pasur kontakte me personat e infektuar duke I udhëzuar që paraprakisht të vetë izolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët. Në këtë drejtim, KEK-u në bashkëpunim të ngushtë me IKSHPK-në, po vazhdon të ndërmerrë të gjitha masat e nevojshme në mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemis COVID-19.Prandaj, menaxhmenti bënë apel edhe një herë tek të gjithë punëtorët që të jenë vigjilent kudo që ndodhen në respektimin e rekomandimeve të IKSHKP-së, duke mbajtur distancën sociale dhe gjithashtu përdorimin e pajisjeve të nevojshme higjienike. Veprime këto të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e pandemisë.