Leonora Jakupi përplaset me Labinot Tahirin në debat televiziv

Këngëtari i muzikës turbo-folk, Labinot Tahiri dhe këngëtarja, Leonora Jakupi, nuk pajtohen lidhur me heqjen e masave të qeverisë për restorantet dhe kafiteritë.

Labi dhe Leonora janë ballfaquar të hënën në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjini. Këngëtari nga Ferizaj është shprehur pro hapjes së restoranteve dhe lejimit të organizimit të dasmave, ndërkaq Jakupi e ka kundërshtuar atë.

Këngëtari ka thënë se derisa hapen fabrikat pse të mos hapen dhe restorantet dhe kafiteritë.

“Nuk e kam për të kënduar në këtë sezon. Jam ai persona që nuk kam dalë në Evropë për një sezon. Për mua nuk çojnë peshë as tre sezone. Arsyeja ka qenë pse shteti po i neglizhon artistët. Shteti nuk bënë asgjë për këngëtarët. Labinot Tahiri këndon në dasma dhe paguan tatim në shtet. Shteti asgjë nuk bënë për mua”, tha ndër të tjera Labinot Tahiri. “Realisht unë kam thënë që mbajë protestë, ky është mendim i lirë i im”.

Megjithatë, Leonora e ka kundërshtuar Labin. Ka thënë se është ndjerë e ofenduar nga veprimet e ish-deputetit të AKR-së.

“Natyrisht, e pashë edhe unë të rrugës që ta japë një mendim. Unë nuk pajtohem dhe sigurisht desha që këtë ta them ty edhe në sy. Kjo të cilën e ke bërë ti Labi ka qenë goxha ofenduese për mu. Nuk është e drejtë që të gjithë që merren me humanizëm të dalin në televizion. Nuk jam që të organizohen dasma në këtë kohë kur të gjitha institucionet tona kanë marrë masa”, ka thënë Leonora Jakupi.

Ndërkaq, Labi i është kundërpërgjigjur Leonorës me arsyetimin se ai dhe këngëtarët e tjerë i kanë “të goditura” dasmat e kësaj vere.

“Unë kam reagu për estradën. Unë në protestë dal nëse më bëhet e padrejtë nga shteti im, Kosova. Unë nuk bëj protestë në pandemi, por bëj protestë nëse lirohen bizneset e tjera por nuk lirohemi ne që të bëjmë punët tona që i kemi të goditura”, ka thënë ai.