BQK konfirmon se llogaritë e klientëve të Bankës Ekonomike janë të sigurta

Banka Qendrore e Kosovës ka reaguar pas sulmit kibernetik që i është bërë Bankës Ekonomike. Sipas BQK’së, mjetet në llogarinë e klinetëve janë të sigurta.

Përmes një njoftimi, BQK’ja ka bërë me dije se sulmi ka të bëjë me rrjedhje të informatave që lidhen me fushën e privatësisë.

Për këtë rast janë informuar edhe organet shtetërore, të cilat merren me siguri kibernetike dhe me çështje të të dhënave personale.

‘Konform fushëveprimit dhe mandatit të BQK-së, ju informojmë që mjetet në llogaritë e klientëve janë të sigurta, por që sulmi kibernetik ka të bëjë me rrjedhje të informatave që lidhen me fushën e privatësisë. Banka në fjalë, tashmë ka ndërmarrë hapat konkret në kontekst të hulumtimit dhe eliminimit të këtij sulmi kibernetik”, thuhet në njoftim.