Mbi 30 mijë të vdekur nga koronavirusi në botë

Bota po shënon rritje të numrit të të prekurve me koronavirus.

Sipas statistikave të cilat ofrohen në kohë reale, deri tani në tërë botën janë konfirmuar 664 mijë e 590 raste me Covid-19, transmeton lajmi.net.

Nga ky numër i përgjithshëm, janë shënuar 30 mijë e 890 viktima dhe mbi 142 mijë të shëruar.

Numrin më të madh të rasteve të konfirmuara e ka SHBA-ja me 123 mijë 776 pacientë, pasuar nga Italia me 92 mijë e 472 dhe Kina me 81 mijë e 394.

Italia shënon numrin më të madh të viktimave, saktësisht 10 mijë e 23, pasuar nga Spanja me 5 mijë e 982.