Reagon Robert Berisha: S’jeni shqiptarë nëse keni frikë Covid-19

Pavarësisht përhapjes së gjerë të Koronavirusit në shumë vende të botës dhe rrezikut që ai përmban, këngëtari i njohur Robert Berisha ka publikuar së fundmi në rrjetet e tij sociale, video nga Amerika ku iu bën thirrje fansave t’i bashkohen në koncert. 

Sipas tij shqiptarët e vërtetë nuk kanë frikë nga Koronavirusi.

Roberti ka publikuar në Instastory informacione jo të sakta në lidhje me Koronavirusin, i cili është rreziku kryesor që po shqetëson sot jo vetëm Shqipërinë, por të gjithë njerëzimin.

Sipas shkrimit të publikuar nga ai, nëse nuk ndodheni në Kinë dhe nuk e keni vizituar në një të kaluar të afërt duhet të largoni 94% të shqetësimit.

Mirëpo ndonëse Kina ishte epiqendra e Koronavirusit, ai është përhapur gjerësisht në shumë vende të botës, duke na rrezikuar të gjithëve, prandaj dhe qeveria ka shpërndarë moton: Rri në shtëpi!

Në Amerikë ku ndodhet Roberti, numërohen 3045 të prekur dhe 60 të vdekur. Ndërkohë në mbarë botën numërohen 158,706 raste të prekura me Koronavirus dhe janë shënuar 5,845 viktima. Pra shifrat e sakta janë relativisht të larta sa për të marrë masa si psh shmangia e grumbullimeve masive te njerëzit.

Në një tjetër postim të shpërndarë nga Roberti shkruhet: “Ti nuk je shqiptar i vërtetë nëse ke frikë nga Koronavirusi”.