Policia jep detaje për djegien e restorantit në rrugën e Gërmisë FOTO

Në Prishtinë sot është djegur një restorant i pashfrytëzuar, derisa nuk raportohet për të lënduar nga ky rast.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Ma datë18.01.2020 rreth orës 14:35, një zyrtar policor, ka njoftuar në qendrën e thirrjeve se në rrugën ‘Dr Shpëtim Robaj’ Prishtinë, një restorant i pa shfrytëzuar është duke u djegur. Në vend ngjarje kanë dal ekipet e nevojshme policore dhe ekipet e zjarrfikëse të cilët janë duke bërë pëpjekje që ta vënë nën kontroll zjarrin. Nga zjarri nuk ka të lënduar”, ka thënë Krasniqi.

Ballkani.info ju sjellë foto nga vendi i ngjarjes: