400 euro dënim, për pronarin e marketit në Prishtinë që ndoti ambientin

Viti 2020 nuk nisi shumë mbarë për një pronar të një biznesi në Prishtinës.

Ai sot nga Inspekcioni ka marrë një gjobë prej 400 eurove, kjo pasi hodhi mbeturinat në vend të palejuar.

E këtë e ka bërë publike vet drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një postimi në Facebook.

“Pavarësisht fillimit të mbrapshtë, urojmë që këtë vit të jeni më të përgjegjshëm ndaj mjedisit.

Gjobë për ndotje”, ka shkruar Tahiri.