Pas interesimit të klubeve të Serie A, për Marash Kumbullën në garë edhe gjiganti anglez
Marash Kumbullën ka tërhequr interesimin e madh të klubeve në Serie A si Juventusi dhe Interi, pas paraqitjeve pozitive me Hellas Veronën.
Por për mbrojtësin e kombëtares shqiptare së fundmi është interesuar edhe Manchester United.
Djajtë e Kuq e kanë ndjekur lojtarin nga afër dhe e shikojnë Kumbullën si një i ri premtues që mund të ketë një karrierë fantastike.
Për këtë arsye Djajtë e Kuq kanë nisur edhe kontaktet e para me drejtuesit e Hellas Veronës.
Fillimisht ka qenë Juventusi që ka shfaqur interes për lojtarin ndërkohë që në javët e fundit ka lëvizur edhe Interin, por me hyrjen në garë të United, konkurrenca pritet të jetë më e ashpër.
Aktualisht kartoni i Kumbullës vlerësohet rreth 15 milionë euro, por nëse vazhdon me këto paraqitje vlera e shqiptarit do të rritet ndjeshëm.