​Ligji për pagat, SINKON: Do të reagojmë përmes masave sindikale

Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës (SINKON) shpreh kundërshtimin e saj për përfshirjen e Kontrolleve të Trafikut Ajror në Ligjin e Pagave dhe kërkon zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në muajin shkurt të këtij viti.

SINKON konsideron se ligji i pagave dëmton kontrollorët e trafikut ajror për çka janë ankuar edhe më herët me kërkesën që të mos përfshihen  në këtë ligj, si dhe kanë mbajtur grevë gjatë muajit shkurt 2019.

Për më tepër SINKON përkujton se gjatë kohës së grevës kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, e cila përmbante pika që duhej të implementoheshin nëpër faza të ndryshme, ndërsa që në fund do të rezultonte me rregullimin e statusit të Kontrollorëve të Trafikut Ajror deri në muajin nëntor 2019, para se të fillonte implementimi i ligjit për paga.