Agjenti i Ibrahimovicit në bisedime me skuadrën italiane

Agjenti i Ibrahimovicit ka filluar bisedimet me Bolognan për një transferim të mundshëm të suedezit.

Ibra duket se do të rikthihet në Serie A për ta vazhduar karrierën e tij futbollistike.

Suedezi pritet të largohet nga La Galaxy, pasi që kontrata e tij i skadon në dhjetor dhe shumë klube evropiane janë vënë pas tij.

Agjenti i Ibrahimovicit, Mino Raiola sipas mediave në Itali thuhet se ka nisur bisedimet me Bologona për një kontratë prej 18 muajsh.

Ibra pritet t’i kushtojë skuadrës italiane rreth 8 milionë euro.

loading…